14 Janar 2025

Fule paralajmëron marrëveshjet e para kontraktuale mes BE e Kosovës

Prishtinë, 12 tetor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot Komisionarin Evropian për Zgjerim, Stefan Fule, me të cilin ka biseduar lidhur me marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian  në dritën e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian dhe Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Komisionari Fule shprehu kënaqësinë që ndodhet në Prishtinë, pikërisht në momente të reja të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës, vizitë kjo, e cila, siç është shprehur ai, tregon jo vetëm përkushtimin për raportet e reja të ndërsjella, por edhe për dinamikën e progresit të arritur dhe të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Fule ka paralajmëruar që pas disa muajsh të arrihen edhe marrëveshjet e para kontraktuale të BE-së me Kosovën, të cilat kanë të bëjnë me disa programe të dobishme për Kosovën.

Ai ka shfaqur kënaqësinë që Kosova ecën përpara, duke përmendur edhe gjërat e reja, substanciale,  që përmban Raporti i sivjetmë  i Progresit për Kosovën.

Në të, ka theksuar Fule, për herë të parë përmendet mundësia e anëtarësimit të Kosovës në BE, duke shtuar edhe përkufizimin e bërë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që përfshin edhe respektimin e integritetit territorial, e që do t’u  hap rrugën e të dy vendeve për në BE.

“Sa më e qartë të jetë korniza për Zgjerim e BE-së për Kosovën, aq më e madhe do të jetë përgjegjësia dhe roli i Kuvendit të Kosovës, si institucion demokratik, i cili duhet të fuqizohet vazhdimisht”, ka theksuar Fule.

Ai ka sugjeruar që të gjitha ligjet që i miraton dhe të gjitha gjërat që i diskuton Parlamenti, të jenë në frymën e aqui communitare, sepse kjo do të jetë kusht për negociatat e ardhshme të Stabilizim Asocimit, ka pohuar komisionari i BE-së.

Kryeparlamentari Krasniqi, duke falënderuar BE-në për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, si dhe Fule, për angazhimin e tij, edhe personal, për vendin tonë, ka theksuar se legjislativi i vendit gjatë gjithë kohës së funksionimit të tij ka bërë punë të madhe për miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me legjislacionin e BE-së.

”Kemi krijuar bazë të mirë profesionale dhe i kemi ngritur kapacitetet   jo vetëm për miratimin e ligjeve, por edhe për mbikëqyrjen e qeverisë dhe kontrollin e agjencive, të cilat i përgjigjen Kuvendit”, ka theksuar Krasniqi.

Ai është shprehur i kënaqur me prezantimin e punës dhe të rolit të Kuvendit të Kosovës në Raportin e Progresit, duke theksuar rëndësisë që i jep legjislativi i vendit komunikimit dhe demokracisë së brendshme.

“Do t’i kryejmë të gjitha çështjet që kërkohen dhe varen nga ne”, e ka siguruar kreu i Kuvendit Komisionerin për Zgjerim.

Duke u ndërlidhë me bisedimet me Serbinë, që përmenden në Raportin e Progresit, Krasniqi ka theksuar se bisedimet për statusin politik të Kosovës kanë përfunduar në Vjenë, nga të cilat ka dalë Plani Gjithëpërfshirës i Presidentit Ahtisari, i cili është zbatuar në pjesën më të madhe të Kosovës dhe që në bashkëpunim me Brukselin dhe Uashingtonin, duhet të zbatohet edhe në pjesën veriore të Kosovës.

Por, politika e Beogradit ndaj Kosovës vazhdon të jetë e ngurtë, ka shtuar Krasniqi, duke e përmendur edhe investimet serbe në strukturat paralele për destabilizimin e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)