Fule: Dialogu Prishtine-Beograd nuk është kusht
Prishtinë, 12 tetor - Dialogu Prishtine-Beograd nuk është kusht për vazhdimin e dialogut që Kosova të fitojnë nënshkrimin e Stabilizim Asociimit. Kështu ka deklaruar në Prishtinë komisioneri i BE-së për zgjerim Shtefan Fule pas takimit më kryeministrin Hashim Thaçi.
Fule, ka përshëndetur raportin për studimin e fizibilitetit duke shtuar se Kosova është e gatshme ti përmbushë të gjitha kushtet që dalin nga BE për Kosovën.
Ne po ashtu kemi adresuar në raport edhe çështjen e veriut të Kosovës. Kjo është një sfidë në të cilën ne jemi të gatshëm tju ndihmojmë.Ju keni arritur shumë gjatë këtij viti. Fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave, dialogun për sundimin e ligjit dhe keni arritur progres substancial për pjesëmarrjen në programet e Bashkimit Evropian, ku më nuk jemi në nivel të bisedave, por kemi filluar të marrim vendime shumë të rëndësishme, tha Fule.
Ndërkohë, Kryeministri kosovar tha se, Kosova është e gatshme ti normalizojë raportet me të gjithë fqinjët, me theks të veçantë me Serbinë duke shtuar se Kosova dhe Serbia duhet ta ndihmojë njëra tjetrën në këtë proces dhe jo ta bllokojnë.
Dokumenti i Studimit të Fizibilitetit ishte dokumenti historik për Kosovën pasi që është edhe dokumenti i parë në relacionin shteti i Kosovës me Bashkimin Evropian. Integrimi i Kosovës në Bashkim Evropian nuk është opsion, nuk është ndonjë luks.\"
\"Integrimi i Kosovës në BE është qëllimi ynë, është vizioni ynë. Unë ju siguroj i nderuari Komisioner se Kosova do të prodhojë argumente të qëndrueshme dhe të mjaftueshme për ju në mënyrë që ta shtyni agjendën tonë evropiane përpara. Ne jemi të bindur se për pak muaj do ti përmbushim kriteret afatshkurtra, tha Thaci.
Më pas komisioneri Fule ka takuar kryetarin e kuvendit ndërkohë ka patur edhe një darkë pune me presidenten Atifete Jahjaga. Sipas njoftimit të presidencës në këtë takim është biseduar për të gjitha aspektet e rrugës së integrimit, Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Drejtoratit për Zgjerim të Komisionit Evropian, Pierre Mirel etj.