Füle sot do të vizitojë Kosovën
Prishtinë, 18 korrik - Komisioneri Stefan Füle sot do të vizitojë Kosovën për tu takuar me liderët kosovarë dhe për ti përgëzuar ata pas dhënies së dritës jeshile nga ana e Këshillit, më 28 qershor, për hapjen e negociatave për një Marrëveshje Stabilizim Asociimi.
Komisioneri Füle do të diskutojë për mënyrën më të mirë të përgatitjes për negociata të marrëveshjes për të dyja palët, BE-në dhe Kosovën.
Në mesin e temave të agjendës, do të jetë edhe rëndësia e vazhdimit të së njëjtit ritëm të reformave, në veçanti sa i përket zgjedhjeve, sundimit të ligjit dhe çështjeve tregtare.
Komisioneri Füle do ta inkurajojë gjithashtu lidershipin e Kosovës që të vazhdojë me angazhimin konstruktiv në dialogun me Beogradin dhe të implementojë marrëveshjet e arritura deri më sot.
"Kosova ka bërë një hap të madh në shtegun e saj drejt Bashkimit Evropian. Unë e mirëpres konsensusin politik në Kosovë lidhur me agjendën evropiane dhe për angazhimin e saj me Serbinë. Këto përpjekje të vazhdueshme kanë qenë qenësore në arritjen e këtij suksesi," tha Komisioneri Füle.
Edhe Kuvendi Kosovës do të mbajë seancë solemne së cilës do ti drejtohet Komisioneri për zgjerim Füle.
Ai gjithashtu sot do te takohet me Kryeministrin e Qeverisë, Hashim Thaçi me te cilin do te mbaj edhe një konferencë për shtypë. Füle gjithashtu do te takohet edhe me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.