16 Janar 2025

Fshatrat e mëdha duan të bëhen komuna

Prishtinë, 20 prill - Zhegra, Hogoshti, Krusha e Madhe, Ujëmiri, Rogoqica, Zhuri, Orllani, Runiku dhe Hasi, janë disa nga fshatrat në Kosovë të cilat po synojnë të bëhen komuna.

Duke u bazuar në procesin e decentralizmit për krijimin e komunave të reja, këto fshatra tashmë i kanë parashtruar kërkesat në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, për t’u “pavarësuar” nga komunat, pjesë e të cilave janë aktualisht.

Përmes krijimit të komunave, ato synojë përmirësimin dhe zhvillimin e jetës së qytetarëve të tyre. Mirëpo, krijimi i këtyre komunave nuk është në agjendën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, shkruan Gazeta Tribuna.

Përfaqësues të kësaj ministrie kanë thënë se njëherë janë duke e përcjellë se si po ecën procesi me komunat e reja që janë themeluar gjatë procesit të decentralizimit, e pastaj të shikohet mundësia e krijimit të komunave të reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)