Friedrich Naumann Stiftung përkrahë AKR-në
Prishtinë, 5 Maj - Udhëheqësi i Fondacionit Friedrich Naumann Stiftung për Kosovë, Shqipëri, Mal të zi, Maqedoni, Serbi dhe Bosnje, Dr Christian Christ Thilo i cili ishte e dhe pjesë e delegacionit Gjerman në Kosovë, vizitoi AKR-në ku u prit nga ushtruesi I detyres së Presidentit të Akr-se z. Ibrahim Makolli dhe Sekretari për marrëdhënie me Jashte z. Gezim Mehmeti.
Z.Thilo shprehu gadishmërinë për vazhdimin e sukseshem të bashkpunimit në të ardhmen dhe përkrahje nga Fondacioni për zhvillimin politik të strukturave të AKR-së dhe politikave liberale. Ushtruesi i detyrës së Presidentit të AKR-së z. Ibrahim Makolli falenderoi zyrtarët e fondacionit për ndihmen në shumë aspekte që i jepet AKR-së për forcimin e demokracisë liberale, zhvillimin e politikave dhe projekteve të shumta me forumin rinor, të gruas dhe pensionistëve.
AKR-ja dhe FNST-ja diskutuan për avancimin e Rrjetit liberal të asambleisteve të AKR-së në Kuvendet Komunale.