FRIDOM vazhdon procesin e Reformës së Administratës Publike
Prishtinë, 20 prill - Në një takim të veçantë ministrja e Ministrisë së Administratës Publike, znj Edita Tahiri ka pritur sot ambasadorin Britanik, Andy Sparks, i shoqëruar nga kryesuesi i DFID-së për Kosovë, Robert Watt.
Ministrja Tahiri ka shprehur falënderimin e saj për Britaninë e Madhe për përkrahjen e vazhdueshme për lirinë dhe shtetëndërtimin e e Kosovës, e në këtë kontekst edhe mbështetjen që Qeveria britanike i ka ofruar Qeverisë së vendit përmes DFID-së. Në vazhdim të takimit, ministrja e MAP-së ka theksuar përkushtimin për reformimin e qeverisjes në Kosovë, konform konceptit për Reformat të Kryeministrit Thaçi.
Filozofia ime për administratën publike është zbatimi i parimeve për një administratë profesionale, cilësore dhe të paanshme ka thënë me këtë rast ministrja Tahiri, e cila ka e ka cilësuar të pa kompromis angazhimin kundër korrupsionit dhe dukurive tjera negative, që do të ndikoj në një reformim të përgjithshëm strukturor, do të përshpejtoj proceset dhe do të rris dinamikën e punës bashkë me imazhin e mirë të Kosovës, ka thënë në fund ministrja Edita Tahiri.
Ambasadori britanik, Andy Sparks ka shprehur mbështetjen e plotë për ministren Tahiri dhe ministrinë që ajo udhëheq, drejt realizimit të synimeve për një administratë moderne, e cila do të jetë e aftë tju përgjigjet sfidave të vazhdueshme drejt konsolidimit të mëtutjeshëm të shtetit të ri!
Ndërkaq, Robert Watt, ka rikonfirmuar mbështetjen e DFID-së për MAP-në, si një nga partnerët kyç, si dhe ka konfirmuar se do të vazhdoj mbështetja edhe për një vit për projektin FRIDOM, ekpsertët e të cilit tashmë kanë realizuar rishikimet funksionale në vijë vertikale dhe horizontale, ndërkaq asistenca e tyre do të vazhdoj në fusha ku shihet e nevojshme për të ndihmuar procesin e Reformës së Administratës Publike, si një nga prioritetet e MAP-së.