19 Janar 2025

Franca vazhdon fuqishëm ta përkrahë Kosovën

Prishtinë, 14 shkurt - Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, ku u bisedua për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Në takim u vlerësuan hapat e Kosovës në pjekurinë e saj institucionale si shtet prosperues në periudhën gjashtë vjeçare.

Zëvendëskryeministrja  Tahiri me këtë rast tha se Kosova tashmë ka filluar të festojë gjashtë vjetorin e pavarësisë dhe është edhe më e motivuar për t’i përmbushur sa më shpejt reformat e saj shtetërore, duke cekur se drejtësia, ekonomia dhe integrimet euroatlantike janë duke shënuar progres.

“Si Qeveri, jemi duke bërë punë maksimale në integrimet euroatlantike, për të avancuar Kosovën në vlerat dhe reformat euroatlantike”, theksoi zëvendëskryeministrja Tahiri, duke shtuar se liberalizimi i vizave për Kosovën do të kontribuojë në lirin e lëvizjes të merituar nga qytetarët e Kosovës dhe ndaljen e emigrimeve ilegale, sepse dhe do t’i mundësojë qytetarëve të Kosovës të kenë më shumë liri dhe vlera evropiane.

Zëvendëskryeministrja Tahiri po ashtu njoftoi për rrjedhat në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, duke thënë se Qeveria e Kosovës është konsekuente dhe efektive në përmbushjen e obligimeve zbatuese dhe kërkoi që të njëjtën ta bëjë edhe pala tjetër.

Ndërkaq, ambasadorja Maryse Daviet, tha se Franca vazhdon ta përkrahë Kosovën fuqishëm në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike dhe se shteti i saj vlerëson angazhimet e Kosovës në këtë fushë.

Ajo po ashtu vlerësoi lartë takimin e zëvendëskryeministres Tahiri me kryetarët e komunave veriore dhe potencoi se është hapur një perspektivë e qartë e bashkëpunimit mes qeverisë qendrore  dhe këtyre komunave në të mirën e integrimit të plotë të qytetarëve serb të kësaj pjese.

Gjithashtu u vlerësua bashkëpunimi rajonal që është duke bërë shteti i Kosovës dhe dialogu u cilësua si një vlerë shtetërore që përmbush disa kritere evropiane që duhet kultivuar të gjitha ato vende që synojnë procesin e integrimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)