Franca përkrah Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike
Gjatë takimi me Ministrin e Integrimeve Evropiane, Besim Beqaj, sekretari Lellouche ka theksuar se për të qenë Kosova tregim i suksesit duhet të punohet në funksionalizimin e shtetit, respektimin dhe implementimin e rendit dhe ligjit, të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe duhet të sigurohen të drejtat e komuniteteve posaçërisht komunitetit serb.
Ministri i Integrimit Evropian Besim Beqaj gjatë takimit ka theksuar qe institucionet e Kosovës vlerësojnë lartë përkrahjen që vendi i ynë e ka pas nga Republika e Francës, si njëri ndër themeluesit e Unionit Evropian dhe NATO dhe ka theksuar se integrimet evropiane janë prioriteti më i lartë i Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës.
Me këtë rast ministri Beqaj ka theksuar se aktualisht para Qeverisë janë tri prioritet parësore procesi i liberalizimit të vizave, reforma e administratës publike dhe implementimi i rendit dhe ligjit.
Ministri Beqaj informoi zotin Lellouche mbi aktivitete ndërmarra nga ana e institucioneve të vendit, duke theksuar se janë plotësuar kushtet e kërkuara që Kosova të merr udhërrëfyesin e procesit të liberalizimit të vizave dhe se pret që kjo të ndodh në një afat të shkurtër.
Gjatë vizitës së sotme në Prishtinë sekretari Lellouche është takuar edhe me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.