19 Janar 2025

Franca perkrah anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Prishtinë, 8 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet.

Me këtë rast ministri Hyseni e falënderoi ambasadoren për angazhimin në avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos bashkëpunimit në luftimin e krimit të organizuar.

Ministri Hyseni vuri në dukje angazhimet që ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, luftimin e terrorizmit dhe plotësimin e kritereve që kanë dalë nga procesi i liberalizmit të vizave.
 
Ndërsa Ambasadorja Daviet vlerësoi bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe sigurisht që edhe në të ardhëm shteti francez do të përkrahë Kosovën në anëtarësimin në organizata të rëndësishme ndërkombëtare. 

Ministri Hyseni kërkoi përkrahjen e shtetit Francez për vizat në Parlamentin Evropian dhe në këshillin e BE-së, në nivel të ministrave të brendshëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)