28 Dhjetor 2024

Franca ofron bashkëpunim në fushën e administratës publike

Prishtinë, 28 prill Në një takim të veçantë, ministrja e Ministrisë së Administratës Publike, znj. Edita Tahiri  priti Ambasadorin e shtetit të Francës, z. Jean-Françoi Fitou.
 
 Me këtë rast, ministrja Tahiri ka falënderuar shtetin francez për kontributin e dhënë në momente kyçe dhe të rëndësishme për Kosovën dhe popullin e saj. Gjithashtu ajo ka njoftuar ambasadorin francez me prioritetet dhe angazhimet konkrete të ministrisë që ajo udhëheq në drejtim të avancimit të reformës së administratës publike,shërbimeve elektronike dhe një infrastrukture funksionale qeveritare.
 
Ajo theksoi vendosmërinë në arritjen e  synimeve dhe realizimin e këtyre prioriteteve me cilësi sa më të lartë. Ministra e MAP-it ka shprehur interesimin e saj që tradita  e shquar administrative e shtetit francez në këto fusha të bartet edhe në vendin tonë, duke e thelluar edhe më tutje bashkëpunimin ndërshtetëror.
 
 Me theks të veçantë ministrja Tahiri ka përmendur rëndësinë e procesit të regjistrimit të popullsisë që do të prodhojë të dhëna të sakta, të pranueshme nga të gjithë komunitetet dhe të cilat do të kenë legjitimitet ndërkombëtar.
 
Ndërkaq, z. Jean-François Fitou ka uruar znj. Tahiri për postin e ministres dhe theksuar se Franca fuqishëm e mbështet shtetin e ri të Kosovës dhe integritetin e saj. Ai gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes dy shteteve në fushën e administratës publike dhe në fusha të tjera ku do të shihet e nevojshme mbështetja e shtetit francez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)