17 Maj 2025

Franca nuk u jep azil kosovarëve

Prishtinë, 23 korrik - Ambasadorja e Francës në Prishtinë, Maryse Daviet pritet t’iu drejtohet sot kosovarëve me sqarimin se shteti i saj nuk jep azil për kosovarët të cilët ia mësyjnë këtij vendi evropian.

Diplomatja franceze bashkë me ministren kosovare për integrimet Evropiane Vlora Çitaku, do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi të martën në Prishtinë, për të demantuar disa medie që kanë shkruar se France u jep kosovarëve azil.

Çështja e azilkërkërkuesve kosovarë është bërë top-temë ditëve të fundit, për shkak të numrit të madh të shtetasve të Kosovës, që janë ngujuar në Hungari, në përpjekje për të emigruar në vendet e Bashkimit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)