Franca mbështet rrugën evropiane të Kosovës
Prishtinë, 19 maj - Në Panelin Diskutues të organizuar sot, u prezantua Raporti i Politikave i Grupit për Studime Juridike dhe Politike dhe Këshillit të Prishtinës për Marrëdhënie me Jashtë me titull Politika e Jashtme e Francës ndaj Kosovës: Çfarë për bashkëpunimin e mëtejshëm.
Ky Raport analizon interaksioni në mes të Francës dhe Kosovës gjatë dy dekadave të fundit. Raporti, gjithashtu flet për rolin e shtetit Francez në fushën e zhvillimit të tregut, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe ushtarake, dhe në të njëjtën kohë, shpreh edhe modelin e rindërtimit të kësaj qasje në të ardhmen.
Në Panelin Diskutues të organizuar sot (19 Maj 2014) nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Këshilli i Prishtinës për Marrëdhënie me Jashtë të titulluar Politika e Jashtme e Francës ndaj Kosovës: Çfarë për bashkëpunimin e mëtejshëm? Cila është pozita e shtetit francez ndaj kredibilitetit tëzgjedhjeve të Qershorit, liberalizimit të vizave, dhe nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizim asociimit (MSA)?.
Gjatë diskutimit, panelistët diskutuan mbi pozicionimin e Francës ndaj çështjes së Kosovës para dhe pas pavarësisë të kësaj të fundit. Ata vlerësuan rolin e Francës në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor në Kosovë.
Ambasadorja Franceze potencoi mbështetjen e Francës për rrugën evropiane të Kosovës, duke u fokusuar në dy procese kryesore: liberalizimin e vizave dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
Së pari, ajo vlerësoi rëndësinë e plotësimit të standardeve të vendosura nga BE-ja në lidhje me lëvizjen e lirë, duke potencuar faktin se ky është një proces teknik ku Qeveria duhet të plotësoj kushtet dhe është një proces jo politik, andaj ajo tha që ne duhet të kuptojmë që nuk ka ndonjë pabarazi sa i përket pozitës së BE-së në këtë kuptim.
Në lidhje me MSA, Ambasadorja Daviet theksoi qëndrimin pozitiv të Francës për nënshkrimin e marrëveshjes, duke potencuar që Franca e përkrah që kjo të bëhet në Korrik te këtij viti. Për më tepër znj.
Daviet u tregua pozitive për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke theksuar mbështetjen e Francës në këtë proces si dhe theksoi rolin e reformave që institucionet e Kosovës duhet të nderrmarin në lidhje me sundimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupcionit dhe krimit të organizuar.
Një rol të vecantë për demoratizimin e vendit do ta kenë dhe zgjedhjet e 8 Qershorit 2014, të cilat duhet të jenë të lira, të drejta dhe transparente. Franca, si dhe vendet e tjera të BE-së presin nga Kosova që të organizojnë zgjedhje edhe më të sukseshme se ato lokale.
Ambasadorja Daviet kërkoi nga partitë politike që të jenë të kujdesshme meqë vendet e Kuintit do ta vëzhgojnë nga afër këtë proces. Franca, tha ambasadorja, është e interesuar që procesi të jetë i drejtë dhe nuk ka preferencë për asnjë parti politike në kuptim të rezultatit të zgjedhjeve.
Panelistët e tjerë folën edhe për rolin që kultura francezë ka dhe shtrirjen që ajo po merr në edukimin e kosovarëve.