Franca mbështet përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur
Prishtinë, 21 qershor - Franca mbështet Qeverinë e Kosovës në procesin e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur, u tha në takimin e zhvilluar sot të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi me Ambasadorit francez në Kosovë, Jean Francois Fitou.
Në këtë takim, po ashtu u bisedua edhe për bashkëpunimin politik në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Francës, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, ku Ministri Kuçi kërkoi mbështetjen e shtetit francez në themelimin e Akademisë së Drejtësisë.