20 Janar 2025

Franca mbështet Kosovën në të gjitha proceset

Prishtinë, 15 janar - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi sot një takim me znj. Florence Mangin, drejtore e Departamentit për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Jashtme dhe për Zhvillim Ndërkombëtar të Francës.

Temë e bisedës së këtij takimi ishin zhvillimet nëpër të cilat po kalon Kosova aktualisht dhe sidomos hapat që ajo po ndërmerr në kuadër të agjendës së saj euro-integruese.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, theksoi se komunikimi dhe dialogu pozitë-opozitë është çelësi i arritjes së rezultateve që avancojnë interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Dialogu me fqinjët, shtoi kryetari Veseli, jo vetëm në rastin e Ballkanit por gjithkund në botë, është i dobishëm dhe rrugë e vetme e zgjidhjes së kontesteve. Ai shprehu përkushtimin e tij që Kuvendi dhe deputetët të përmbushin obligimet e tyre ligjore dhe kushtetuese, duke realizuar agjendën legjislative. Me këtë rast, kryetari Veseli falënderoi shtetet mike të cilat kanë dhënë kontributin e tyre që Kosova të ketë gjithandej procese pozitive në shtetndërtim dhe në rrugëtimin e saj integrues.

Znj. Florence Mangin, nga ana e saj, tha se Franca është mbështetëse e fuqishme e të gjitha proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, si: procesi euro-integrues, zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, dialogun me fqinjët dhe liberalizimi i vizave.

Sa i përket punës së Kuvendit, ajo tha se dhuna nuk është mjet dhe vlerë e demokracisë, duke shfaqur shpresën për gjetjen e një rruge të arsyeshme ndërpartiake, në mënyrë që Kosova të përqendrohet në proceset e rëndësishme që ka para vetes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)