Franca mbështet fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës
Prishtinë, 26 qershor Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar një letër nga ministri i sapozgjedhur i Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius.
Fillimisht ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius ka falënderuar ministrin Hoxhaj për telegramin e urimit që i ka dërguar për marrjen e postit të ri në krye të MPJ-së së Francës.
Ju mund të jeni të sigurt se Franca do të jetë në anën tuaj për tju ndihmuar në konsolidimin e sovranitetit dhe të legjitimitetit ndërkombëtar të Kosovës. Mbyllja e Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe konfigurimi i ardhshëm i misionit evropian, EULEX, do të jenë etapa të rëndësishme, që do të rikthehen te autoritet kosovare, për të transformuar në sukses duke promovuar që me kapacitetet e tyre të zëvendësojnë këtë prezencë ndërkombëtare, thuhet në letër.
Ministri Fabius po ashtu ka siguruar ministrin Hoxhaj se Franca do të mbështet përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për tu afruar me Bashkimin Evropian.
Hapja e dialogut sa i përket liberalizimit të regjimit të vizave Schengen në këtë drejtim, është hapi i parë shpresëdhënës, thuhet në letër.