Franca mbështet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO
Prishtinë, 16 shtator - Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet.
Ministri Çollaku ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme që Franca po i ofron Kosovës në përgjithësi e veçanërisht në drejtim të integrimit në BE.
Ministri Çollaku ka nënvizuar faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara dhe me të drejtë pret që BE-ja të lëviz tani me rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe nënshkrimin e MSA-së.
Në takim me ambasadoren Daviet, është diskutuar edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, me çrast ambasadorja ka rikonfirmuar qëndrimin përkrahës të shtetit të saj në këtë drejtim.