Franca interesohet për ngritjen e kapaciteteve të MPB-së

Prishtinë 12 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi priti sot në kabinetin e tij ambasadorin e Republikës së Francës në Prishtinë, z.Jean-François Fitou.
Në këtë takim, ministri Rexhepi e njoftoi ambasadorin Fitou për prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe angazhimet qe priten të ndërmerren në adresimin e reformave në sektorin e sundimit të ligjit në vend.
Ambasadori i Republikës së Francës, z. Jean-François Fitou, pasi e përgëzoi ministrin Rexhepi për emërimin e tij Ministër i Punëve të Brendshme, shprehu besimin se do të vazhdohet me bashkëpunimin e ndërsjellë, duke ofruar mbeshtetjen e Qeverisë së Francës për ngritjen e kapaciteteve të MPB-së, me fokus në Policinë e Kosovës, Emergjencat Civile dhe Dokumentet Civile.