Franca ia uron Thaçit postin e presidentit
Paris, 1 mars - Ministria e Punëve të Jashtme e Francës, nëpërmjet një deklarate ia ka uruar Hashim Thaçit postin e president të Kosovës.
Franca fton të gjithë të zgjedhurit për dialog në kuadër të një debati të qetë parlamentar, është thënë në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Francës.
Në këtë deklaratë është thënë se është me rëndësi të vazhdohen reformat kryesore në vend, në veçanti konsolidimi i shtetit ligjor, lufta kundër krimit e korrupsionit dhe vazhdimi i dialogut me Serbinë sipas marrëveshjeve të Brukselit të 19 prill 2013. Franca mbështet Kosovën në rrugën e përafrimit me Bashkimin Evropian, është thënë në urimin e Francës për zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e presidentit.