Franca, Gjermania e Britania: Bën edhe pa republikë
Prishtinë, 8 shkurt - Ambasadorët e Francës, të Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe në Kosovë kanë mbështetur marrëveshjen për denominimin dhe kanë përmendur vendet e tyre si shembuj që prezantohen në forume ndërkombëtare pa parashtesa.
Në forume ndërkombëtare nuk paraqitemi si Republika e Francës, por si Francë... Nuk them që fjala Republikë është e parëndësishme, por mund të ketë një formulë të pranueshme, ka thënë ambasadori Fitou.
Ambasadori francez në Kosovë, Jean François Fitou, ka thënë se marrëveshja në këtë çështje ka një rëndësi të veçantë për Kosovën. Sipas ambasadorit, një gjë e tillë do të mundësonte edhe vazhdimin e dialogut për çështje të tjera, por edhe funksionimin më të mirë të rajonit.
E ambasadori gjerman, Ernst Reichel, e ka quajtur fëmijërore fushatën e Vetëvendosjes kundër kompromisit që Kosova të përfaqësohet pa fjalën Republikë.