19 Janar 2025

Fraksioni+ i bashkohet PDK-së

Prishtinë, 10 maj - Anëtarët e Fraksinoit Plus, mes tyre Ajnishahe Halimi, Arben Gecaj dhe Fatos Aliu , gjatë ditës së sotme i  janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një konferencë për media të mbajtur në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, aderimin e Fraksionit Plus në PDK, e ka cilësuar si bashkim konceptesh për zhvilllim e Repuvblikës së Kosovës.

“Jemi para një akti solemn për përqafimin e PDK-së nga grupi i Fraksion +. Ky është një bashkim i konceptit të përbashkët politik i së ardhmes, nuk është bashkim i njerëzve të pakënaqur, por i atyre që dëshirojnë ta fuqizojnë vendin”, ka thënë Veseli me këtë rast.

Gjitashtu ai theksoi se do të kemi edhe ardhje të tjera, nga intelektualë, mjekë e ekspertë të profileve tjera,

Ndërsa Ajnishahe Halimi nga Fraksioni Plus ka thënë se Fraksion Plus ka gjetur hapësirë në PDK, për të kontribuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Duke pasur parasysh punën e PDK-së në shtetformim dhe shtetndërtim, ky është qëllimi që të bashkohemi dhe të gjejmë hapësirë për të kontribuar në ndërtimin dhe formimin e këtij shteti. Kjo bashkëngjitje nuk është artificiale, por do të ketë një proces gradual”, ka theksuar Halimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)