Forumi i Rinisë i LDK-së u pranua anëtar i plotë i EDS-së
Prishtinë, 31 korrik - Sot Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u pranua anëtar i plotë i EDS-së (European Democrat Students), organizatë zyrtare e studentëve të Parive Popullore Evropiane.Anëtarësimi i FRLDK u përkrah me shumicë absolute nga përfaqësuesit e shteteve evropiane.
Pas anëtarësimit të plotë në EDS, Forumi i Rinisë i LDK-së ka të drejtë vote. Nisur nga kontributi dhe performanca e FRLDK dhe veçanërisht në vitin e fundit, FRLDK ka të drejtën e 7 votave, përderisa organizatat nga shtetet si Gjermania dhe Franca kanë të drejtë prej 10 votash.
Forumi i Rinise, gjithashtu, ka inicuar një mocion, i cili pritet të aprovohet në takimin e ardhshëm të EDS-së, lidhur me liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për Kosovën.