02 Maj 2024

Formohet komisioni komunal për regjistrim në Mitrovicë

Mitrovicë, 4 shkurt - Pas formimit të Komisionit Komunal për Regjistrim (KKR) në Komunën e Mitrovicës, kanë nisur angazhimet konkrete që kanë të bëjnë me procesin e regjistrimit që do të mbahet në gjithë Kosovën prej 1 deri me 15 prill të këtij viti.

Anëtarët e këtij komisioni komunal kanë përfunduar trajnimet dhe janë në vazhdën e përgatitjeve për këtë proces që vlerësohet me rëndësi të madhe.
   
Kryetari i këtij komisioni, Riza Haziri, i cili është edhe nënkryetar i komunës, tha se komisioni prej nëntë vetash përfaqësohet prej zyrtarëve komunalë, shoqërisë civile dhe Qendrës Rajonale të Entit të Statistikave.

Poashtu ai potencoi se anëtar i komisionit është edhe një pjesëtar i komunitetit joshumicë, ashtu siç parashihet në rregulloret për formimin e këtyre komisioneve.

Haziri tha se puna është duke ec mirë dhe pa probleme. “Pas disa ditësh pritet që Komisioni Qendror për Regjistrim (KQR) të shpall edhe konkurset për regjistrues dhe kontrollorë, në mënyrë që me kohë të përgatiten ekipet për punë në terren”, tha ai, duke shtuar se regjistruesit dhe kontrollorët do të ndjekin trajnime para se të nisin punën.

Ai theksoi se në Komunën e Mitrovicës llogaritet të ketë rreth  200 qarqe të regjistrimit. Duke specifikuar më tej, ai sqaroi se në bazë të këtyre parametrave do të ketë diku rreth 250 regjistrues dhe 30 kontrollorë.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)