16 Janar 2025

Fondi për zhvillimin e veriut është zhvillim drejt autonomisë për veriun

Prishtinë, 29 janar - Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si jodemokratik dhe diskriminues fondin e zhvillimit të veriut. Përmes një konference për për mediat, Shpend Ahmeti u shpreh se fondi është ndarës, sepse në emër të integrimit po ndahet Kosova.

\"Si ndryshe mund të përshkruhet fakti që buxheti i Kosovës po ndahet? Një llogari në një bankë komerciale, në vend se ta formalizojë joformalen, po e bën të kundërtën. Thesarit të Kosovës në llogarinë kryesore në Bankën Qendrore të Kosovës, pra, llogarisë së shtetit po ja shkëpusin një pjesë dhe po e dërgon në një bankë komerciale. Tashmë atë që po e dëshiron Thaçi tashmë edhe po e arrin. Buxhetin e shtetit po e kthen në llogari personale.

Përveç ndarjes funksionale ky fond sipas Ahmetit promovon edhe ndarjen territoriale. Fondi me motiv etnik dhe i territorializuar shpalos pikëpamjen dhe planin për një entitet autonom.

\"Financat e ndara janë baza e autonomisë. Nuk bëhet fjalë pra, për decentralizim të financave, por ndarje të financave. Këtu grupe jashtëkushtetuese, dhe joformale fitojnë fuqi ekskluzive për një pjesë të të hyrave, ndërsa i merren fuqi kushtetuese kuvendit. Kur vendoset themeli i autonomisë, muret janë vetëm çështje kohe.Fondi zhvillimor është jodemokratik dhe kundër rendit republikan të Kosovës. Në një republikë, Kuvendi është organi më i lartë vendim-marrës legjislativ. Kuvendi votohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës.\" u shpreh Ahmeti.

Sipas tij fondi zhvillimor për veriun për herë të parë përmendet në platformën e Qeverisë së Kosovës e cila u prezantua dhe miratua me 14 janar 2013, në një takim ku morën pjesë edhe disa opozitarë. Kështu, del që Fondi zhvillimor për veriun nuk ishte as kërkesë e Serbisë por ofertë e Qeverisë së Kosovës për Serbinë të cilën ajo e pranoi.

\"Ky Fond është mbi baza etnike dhe si i tillë diskriminues. Fondi dëmton funksionalizimin e shtetit. Ai është në kundërshtim me shtetin tonë republikan dhe çon drejt bosnjëzimit të Kosovës. Në vend të fondit zhvillimor për veriun, ne jemi për zhvillimin e konsolidimin e Kosovës. Si rrjedhim jemi fuqimisht kundër këtij fondi ndarës, jodemokratik, e diskriminues.\" vijoi me tej ai.

Ndersa Dardan Sejdiu ne fjalën e tij u shpreh se me 23 janar Hashim Thaçi prezantoi marrëveshjen që ka arritur me Ivica Daçiç, pasardhësin dhe zëdhënësin e Milosheviçit, në lidhje me pikat 1 dhe 31, të ardhurat nga doganat, TVSH-ja dhe akciza.

\"Kryenegociatori ka shfrytëzuar këtë takim për të sqaruar detajet të cilat përveç se janë brengosëse janë edhe atentat i drejtpërdrejtë në rendin kushtetues të vendit. Me këtë marrëveshje Hashim Thaçi ka ndryshuar në tërësi mënyrën se si rregullohet menaxhimi i financave publike.\" u shpreh Sjediu.

Sipas tij kryenegociatori ka vendosur të delegoj autoritetin e menaxhimit të parasë publike, në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, tek një trup vendimmarrës i cili nuk ka asnjë lloj legjitimiteti, dhe është i pavotuar nga populli.

\"Me këtë hap ka tentuar të zhvesh Kuvendin në tërësi nga çdo lloj vendimmarrje për paranë publike të mbledhur nga këto pika doganore, dhe këtë vendos t’ia besojë një bordi i cili duhet të vendosë për investimet kapitale dhe infrastrukturore që duhen të bëhen nga këto mjete.\"

\"Përveç ndarjes që e formalizon Kryeministri me mekanizma të këtillë joligjor dhe kundërkushtetues, Kryeministri edhe dëmton ekonominë e Kosovës, prodhuesit, dhe konsumatorët e Kosovës duke mundësuar favore atyre që janë jolojal në treg karshi prodhuesit vendor, e të stimuluar nga marrëveshjet e dëmshme nga kjo qeveri.\" perfundoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)