03 Maj 2024

Fol: Shkelen procedurat e prokurimit

Prishtinë, 26 gusht - Lëvizja FOL në kuadër të angazhimit të sajë për të luftuar korrupsionin, është përqendruar në sektorin e prokurimit, i konsideruar si sektori më i korruptuar në Kosovë.

Si rezultat i punës së monitorimit të prokurimit janë edhe raportet e rregullta “Monitoruesi i Korrupsionit”, që FOL publikon ku pasqyrohen të gjeturat kryesore në procesin e dhënies së kontratave publike. Një raport i tillë është publikuar sot, i dyti që kur FOL ka filluar monitorimin e prokurimit në muajin mars 2011.

Gjatë një konferencës së sotme për shtyp ku u publikua “Monitoruesi i Prokurimit” për periudhën Prill-Qershor 201, koordinator i projektit për Monitorimin e  Prokurimit në Lëvizjen FOL, Fidan Kalaja, tha se “nga marsi i këtij viti kur Lëvizja FOL ka bërë kërkesa për monitorimin e zyrave të prokurimit të pesë ministrive, me tre nga këto ministri, me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Administratës Publike dhe Ministrinë e Shëndetësisë ka arritur që të nënshkruaj memorandume mirëkuptimi ndërsa me dy ministri të tjera, atë të Arsimit dhe Infrastrukturës nuk kemi arritur që të bëjmë një gjë të tillë”.

Ai më tepër shtoj se “që nga fillimi i monitorimit të Prokurimit në Ministrinë e Drejtësisë, FOL ka monitoruar 16 procedura të prokurimit (duke mos i përfshirë ri-tenderimet) prej të cilave janë anuluar ose ri-tenderuar 5 tenderë, në Ministrinë e Administratës Publike, kemi monitoruar 7 tenderë prej të cilëve një tenderë është ri-shpallur edhe dy herë të tjera. Për herë të parë, me iniciativën e FOL, disa gazeta janë ftuar të monitorojnë procedurat e vlerësimit të ofertave milionëshe për ndërtimin e ndërtesës së MFSK.

Kurse në Ministrinë e Shëndetësisë, megjithëse ka memorandum të nënshkruar me Ministrin Agani, zyra e prokurimit nuk ka qenë bashkëpunuese duke refuzuar pjesëmarrjen e FOL në takimet e vlerësimit të ofertave. FOL ka përgatitur një raport për keqpërdorime në këtë ministri edhe po presim që gjatë javës së ardhshme të diskutojmë këtë raport me ministrin, të cilin raport pas takimit do ta bëjmë edhe publik”.

Hulumtuesi në Lëvizjen FOL, Armend Mazreku, prezantoi të dhënat e raportit “Monitoruesi i Prokurimit”, ku tha se “edhe gjatë kësaj periudhe të raportimit vërehet avazi i vjetër i shkeljeve ligjore nga ana e ministrive dhe institucioneve tjetra publike sa i përket procedurave të prokurimit”.

Ai deklaroi se “Qeveria e Kosovës përgjatë periudhës prill-qershor ka bërë gjithsej 5 shkelje ligjore, këto shkelje kanë ndodhur në Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Administratës Publike, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”. Gjithashtu sipas tij “ndërmarrjet publike përkatësisht Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë shkelje në dy aktivitete të prokurimit, ndërsa komunat kanë bërë gjithsej 9 shkelje ligjore gjatë kësaj periudhe”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)