19 Maj 2024

Fol: Qeveria Thaçi me duar të ndyta

Prishtinë, 21 shkurt - Lëvizja “Fol” sërish e ka vënë në thumb të kritikës Qeverinë e Kosovës, duke e akuzuar atë për keqqeverisje.

Armend Mazreku nga lëvizja Fol, ka thënë se edhe pse qeveria e Republikës së Kosovës dy vjet më parë kishte premtuar se do të krijojë një qeveri me duar të pastra, kjo sipas tij nuk ka ndodhur dhe kjo falë aferave të shumta korruptive të qeverisë.

“Falë aferave të shumta korruptive përgjatë këtyre dy viteve, qeveria e Kosovës ka dëshmuar se është një qeveri e korrupsionit dhe po ashtu një qeveri e duarve të papastra. E gjitha çka mbaj mend nga kjo periudhë dyvjeçare janë skandalet e shumëfishta të korrupsionit. Mjafton t’i përmendim vetëm disa prej tyre.\"

\"Një zëvendëskryeministër është i akuzuar për afera korruptive, e i cili është në proces gjyqësor, është fjala për Bukoshin. Po ashtu një zëvendëskryeministër është i përfshirë në një aferë korruptive që ka të bëjë me procesin e privatizimit të hotelin Grand, dhe i cili zëvendëskryeministër që edhe sot e kësaj dite e vazhdon fushëveprimin e tij përbrenda kabinetit qeveritar”, ka thënë ai.

Pikërisht në kohën kur po bëhen dy vjet të qeverisë ‘Thaçi 2’, lëvizja Fol ia kujton Kryeministrit Thaçi se dy vjet më parë qytetarët e Kosovës patën shpresuar se qeveria e Kosovës do të jetë qeveri e duarve të pastra. Por sipas tij, pritje e qytetarëve, por edhe të mekanizmave ndërkombëtarë relevantë qenë të kota.

Sipas Mazrekut vula e keqqeverisjes në vend doli të jetë afera korruptive në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila aferë kishte të bënte me keqpërdorimet në tenderin për prodhimin e pasaportave biometrike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)