29 Prill 2024

Fol: Institucionet e pakoordinuara kundër korrupsionit

Prishtinë, 25 nëntor - Lëvizja Fol ka mbajtur sot debatin e radhës të forumit “Fol Hapur”,  në të cilin është diskutuar për përgjegjësitë e institucioneve publike në luftën kundër korrupsionit.

Panelistë në këtë debat ishin Koordinatorja e Luftës Kundër Korrupsion në Prokurorinë e Shtetit, Znj. Drita Hajdari, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni, si dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci

Koordinatorja e Luftës Kundër Korrupsion në Prokurorinë e Shtetit, Znj.Drita Hajdari, tha “ne si prokurori e kemi formuar një grup të specializuar të prokurorëve për këtë fushë, respektivisht për fushën kundër korrupsion.

Poashtu, ky institucion ka përgatitur strategjinë për luftën kundër korrupsion. Grupi i prokurorëve antikorrupsion takohet 1 herë në muaj dhe në takimet e këtij grupi flitet për çështjet më të rënda korruptive. 

Znj. Hajdari shtoi se “objektiv e prokurorisë së Kosovës është ngritja e transparencës përmes prokurorëve. Prokuroria është duke kryer punë të mirë kohëve të fundit, vetëm gjatë muajve janar-shtator 2011 janë ngritur 116 akte akuzuese.

Më tej znj.Drita Hajdari theksoi se kallëzimet penale të cilat vijnë nga AKK nuk janë bazë e mjaftueshme për të ngritur aktakuza”.

Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion, Z.Hasan Preteni tha se “Kosova i ka të gjitha institucionet për të luftuar korrupsionin, por qytetarët e saj nuk iu besojnë këtyre institucioneve. Sipas tij, “luftës kundër korrupsion po i mungojnë shifrat. Më tutje ai shtoi se “gjatë vitit 2010 kemi bërë 200 kallëzime penale por vetëm 6 aktgjykime janë shqiptuar për luftën kundër korrupsion”.

Ai më tej shtoi se “AKK nuk është institucion që pretendon ti ndjekë, hetojë rastet, por ai  nuk është as institucion i cili iu jep vetëm informata për raste korruptive prokurorisë. Z.Preteni pohoi se AKK nuk është i kënaqur me bashkëpunimin e AKK me institucionet tjera siç janë prokuroria dhe gjykatat.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Z.Enver Peci tha se “sistemi gjyqësor është duke kaluar nëpër fazën e reformimit, neve na duhen gjykatës të cilët do të specializohen në fushën kundër korrupsion, sepse lëndëve të kësaj fushe duhet t’u jepet më shumë përparësi, e sidomos rasteve politike, të cilat e dëmtojnë buxhetin tonë në masë të madhe.

Ai më tej shtoi se “gjyqtarët e Kosovës, të cilët e pranojnë këtë punë duhet të guxojnë të merren më afera korruptive të nivelit të lartë, e këto raste t’i mos i besohen vetëm EULEX-it. Tani pagat e gjyqtarëve janë relativisht të mira, e krejt çka duhet është guximi i një gjyqtari të punojë në luftën kundër korrupsion”, përfundoi ai.

Debati ka vazhduar me diskutim ndërmjet panelistëve dhe pjesëmarrësve të pranishëm në debat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)