18 Maj 2024

Fluks i lartë i lëvizjes në kufirin Shqipëri - Kosovë

Kukës, 7 janar - Vazhdon të jetë i lartë fluksi i lëvizjes në kufirin Shqipëri – Kosovë në këto ditë të para të janarit. Kjo është rrjedhojë e kthimit të emigrantëve në vendet e tyre të punës, ndërsa pritet që ky fluks të bjerë gjatë javës së ardhshme.

Burime zyrtare të drejtorisë rajonale të policisë së kufirit shqiptar, bëjnë të ditur se, “gjatë 24 orëve të fundit, përmes pikës kufitare të Morinit kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 1500 shtetas me rreth 800 automjete.

Ndërkohë, kanë dalë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës rreth 800 shtetas me rreth 400 automjete. Specialistët e drejtorisë rajonale të kufirit pohojnë se, “gjatë ditëve të ardhshme pritet të bjerë fluksi i lëvizjes në të dy anët e kufirit, pasi pjesa më e madhe e emigrantëve janë rikthyer në vendet ku punojnë".

Ndërkohë, në 5 ditët e para të këtij fillimviti, kanë hyrë përmes 5 pikë kalimeve kufitare të qarkut të Kukësit mbi 10 mijë shtetas me 4 mijë automjete.

Peshën kryesore të hyrjeve e ka pasur pika doganore e Morinit në rrethin e Kukësit, ku për të përballuarr fluksin e madh të hyrjes së shtetasve kosovarë janë vënë në dispozicion të përpunimit të dokumentacionit 5 sportele, nga 3 që funksionojnë në ditët e zakonshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)