Florim Isufi emërohet këshilltar i kryeministrit Kurti për çështje të kufirit
Prishtinë, 10 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot profesorin universitar Florim Isufi, këshilltar politik të jashtëm (pro-bono) për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit.
Bashkëpunimi i mëhershëm i kryeministrit Kurti me profesorin Isufi për çështje të kufirit, tani do të vazhdojë në kuadër të kabinetit të tij. Ai i uroi punë të mbarë në detyrën dhe përgjegjësinë e re.