18 Janar 2025

Florian Dushi dorëhiqet nga pozita e anëtarit të KQZ

Prishtinë, 4 korrik - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka.

Në fillim të mbledhjes, Florian Dushi informoi KQZ-së për dorëheqjen e tij nga pozita e anëtarit të KQZ-së për shkak të angazhimeve të reja si Zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.

Po ashtu, Dushi falënderoi anëtarët dhe stafin e KQZ-së për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve në angazhimin e përbashkët për avancimin e KQZ-së.

“Së bashku ia kemi dalë që Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ta shëndërrojmë në një ndër institucionet më kredibile në Republikën e Kosovës, që organizon zgjedhje të rregullta dhe demokratike, i vlerësuar kështu edhe në raportet ndërkombëtare”, tha Dushi.

Ndërsa, Daka dhe anëtarët tjerë të KQZ-së uruan z. Dushi për postin e ri si dhe i ndanë mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në KQZ.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)