18 Janar 2025

Fletëvotimet mund ta dëmtojnë procesin zgjedhor

Prishtinë, 3 shtator - Heqja e logove ishte vendimi i djeshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cili i ka sjellë dëmtim institucioneve të Kosovës dhe shtetësisë së saj pasi është rezultat i bisedimeve në Bruksel.

Ky është vlerësimi që japin njohësit e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa Albert Krasniqi hulumtues në KIPRED theksoi se këto fletëvotime kanë mundur të pranohen si të tilla, nëse një gjë e tillë do të ndodhte më herët dhe mos të ndërhynte politika.

Ai thotë se kjo është ndërhyrje në punën e pavarur të institucioneve të Kosovës, transmeton RTK.

”Vendimi i djeshëm i KQZ-së është një dëmtim që ju është bërë institucioneve të Kosovës dhe shtetësisë së saj, për shkak se ky vendim është rezultat i bisedimeve në Bruksel dhe paralajmërimit të hershëm të kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic që simbolet e Kosovës nuk do të përdorën në fletëvotime. Dhe kjo mënyrë është interferim në punën e organeve të pavarura në Kosovë, gjë që është e patolerueshme”, tha ai.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)