Fitou: Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës janë të pacenueshëm.
Prishtinë, 7 gusht - Jean François Fitou, ambasador i Francës në Kosovë, ka ripërsëritur qëndrimin e shtetit francez se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës janë të pacenueshëm.
Ai ka thënë se për normalizimin e gjendjes në veri Qeveria e Kosovës duhet të bisedoj me qytetarët serbë atje, ndërkaq faktori ndërkombëtar dhe Beogradi do të duhej ta ndihmojnë këtë proces.
Ambasadori Fitou, në një intervistë për Epoka e Re, ka vlerësuar se çështja e veriut duhet të zgjidhet brenda dokumente të cilat ekzistojnë në Kosovë, e jo me plane apo kërcënime të ndryshme. Sipas tij, për Kosovën më i rëndësishëm është përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë sesa dialogu me Serbinë.