Fitou: Kosova vend sovran me kufij të përcaktuar
Prishtinë, 22 nëntor - Ambasadori francez në Kosovë, Jean François Fitou, në një konferencë për media ka deklaruar se Kosova është një vend sovran me kufij të përcaktuar i njohur dhe nga Franca dhe si vend i tillë duhet ta pranojë popullatën e veriut në kuadër kombëtarë, duke i shtrirë dorën kësaj popullate.
Populli i Kosovë është për tu lavdëruar dhe uruar me rezistencë e saj për ti ikur tentativave për konfrontime me palën serbe, siç është rasti në Mitrovicë. Kështu tha ambasadori francez në Kosovë, Jean François Fitou.
Ai tha se Kosova në rrugën e saj 13 vjeçare deri tash ka qenë e vështirë,por është një arritje shumë e madhe.
Duhet uruar autoritet kosovare dhe popullin në përgjithësi për rezistencë dhe që refuzojnë konfrontimin. Nuk ka të bëjë aspak me frikën e Kosovës, kufijtë janë këtu dhe ekzistenca e saj është këtu, por duhet kohë që në mënyrë që popullata e veriut të integrohet në mënyrë paqësore, duhet shumë përpjekje, dhe duhet siç e thash më herët ti rezistojmë tentativës për konfrontimeve. Por Kosova ka Fitouar, por duhet të kemi durim, tha Fitou.
Fitou tha se Kosova është fitorja më e madhe e Kombeve të Bashkuara, ndërsa porositi popullin kosovar që të ketë besim në vetvete. Duke folur për administratën në pjesën veriore e cila tentoi të largoi policinë speciale dhe ndaloj ndërtimin e shtëpive, ambasadori francez tha se situata është e komplikuar.
Çka shpresoj për veriun është që pjesa veriore të bëjë pjesë në tërësinë territoriale të Kosovës në mënyrë sa më të mirë të mundshme, dhe çdo banorë i veriut mund të rivendoset në mënyrë që dëshiron, e di deri në çfarë pike kjo është e vështirë. Duhet që si ana veriore dhe jugore ti shtrijnë dorën njëri-tjetri dhe aty ku minoritet do të bëhen shumicë të veprojnë njëkohësisht.