03 Maj 2024

Fitou: Kosova e ka mbështetjen e miqve te saj

Prishtinë, 7 shkurt - Ambasadori i Republikës se Francës në Kosovë , Jean Fraçois Fitou i ka ftuar biznesmenët kosovar që të kanë besim te vetvetja dhe që të mos presin që dikush tjetër tu ndihmon në zgjidhjen e problemeve me te cilat ballafaqohen, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë e vendit të tij që edhe më tej të ndihmon Kosovën në të gjitha lëmitë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu e njoftoi ambasadorin Fitu lidhur me gjendjen aktuale ekonomike në vend duke theksuar se Oda angazhohet që vetëm zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i Kosovës dhe integrimi i saj në rrjedhat kryesore ekonomike në rajon dhe kontinent i garantojnë vendit tonë një të ardhme të sigurt.

“çfarëdo qofshin krizat ekonomike nëpër të cilat po kalon Kosova si dhe pa marr parasysh kohëzgjatjen e tyre ne si OEK mendojmë se kurrë nuk duhet harruar se fuqia e një vendi nuk matet me numrin e partive politike dhe politikanëve por me prodhimin kombëtar, eksportin, ruajtjen e ambientit, avancimin e përdorimit të alternativave energjetike dhe teknologjive të reja, zhvillimin e informatikës”, tha kryetari i OEK-ut.

Duke theksuar se për disa ditë do të shënohet tre vjetori i pavarësisë së vendit kryetari Gërxhaliu tha se për tri vjet vendi nuk mund te del nga kriza ekonomike dhe të shndërrohet në parajsë.

“Por kjo nuk guxon të shfrytëzohet si arsyetim për ngecje të reformave ekonomike dhe mungesën e inkurajimit më të madh për një zhvillim më të shpejtë dhe sinjifikativ ekonomik të vendit”, tha Gërxhaliu.

Kryetari i OEK-ut ka theksuar se me ambasadorin Fitu është biseduar për përkrahjen ne sensibilizimin e raporteve ne kuadër te CEFTA-se,  ne rend te pare me Serbinë, që të  përdor autoritetin e vet qe preferencat ekonomike te cilat nuk i ka më Kosova te kthehen prapë dhe produktet kosovare te jene ato qe do te mund te depërtojnë ne tregun evropian.

“Gjithashtu është biseduar për liberalizimin e vizave në të cilin Franca mund të jep kontribut shumë të madh duke  pas parasysh se Franca ka qene dhe mbetet një vend mik i Kosovës", tha Gerxhaliu.

Zotimet e ambasadorit sipas tij janë pozitive, janë inkurajuese për biznesmenët dhe besoj qe takime te tilla do te ketë edhe ne te ardhmen, debatet me karakter ekonomiko do te janë te shpejta dhe ndoshta edhe me vizita konkrete neper fabrika dhe ndërmarrje te Kosovës.

"Gjithashtu ne mënyrë te veçantë kërkova qe te gjendet forma dhe një modalitete qe te fillojmë përmirësimin e imazhit te Kosovës si ne France ashtu edhe ne vende tjera ku ambasadori dhe ambasadat tjera franceze mund te kontribuojnë. Duhet të bëjmë çmos dhe te fillojmë ti promovojmë vlerat e Kosovës”, tha Gerxhaliu.

Ndersa ambasadori Fitou ka deklaruar se Kosova është duke hyrë në një fazë të re te historisë se një shteti ne te cilën Kosova është i zoti i shtëpisë dhe zoti i se ardhmes se vet.

“Ky është shtet i rritur, është një shtet i cili duhet te ketë besim ne vetvete. Gjithashtu dihet se e ka mbështetjen e miqve te saj dhe partnereve te saj."

Por, sipas tij Kosova duhet qe ti merr gjerat ne dore sidomos kur flasim për ekonomi.

"Partneriteti me shtetin tim është i dukshëm, ne gjithashtu do t’i ftojmë investitorët, të gjejmë punë e cila do t’u ndihmonte te rinjve qe te gjejnë pune ne Kosove, por edhe te marrin pjese dhe te bëjnë diçka për te ardhmen e Kosovës. Të gjitha këto ne i bëjmë dhe do te vazhdojmë edhe me tutje t’i bëjmë edhe me mire, të lidhur edhe me ngushtë ndërmjet veti, por me kryesorja është qe ju kosovaret duhet te merrni te ardhmen tuaj ne duart tuaja”, tha ambasadori Fitou .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)