30 Prill 2024

Fitou kërkon bashkërendim të politikës kosovare për dialogun

Prishtinë, 20 shtator - Ambasadori i Francës në Kosovë Jean Freacois Fitou, ka thënë se BE-ja do të mbështesë cilindo zhvillim që do të çonte drejt rritjes së vetëbesimit të palës kosovare para dialogut me Serbinë.

Ambasadori Fitou ka thënë se partitë politike duhet të jenë pjesë e diskutimeve edhe nëse e kundërshtojnë dialogun.

“Unë shpresoj që ka një përpjekje për bashkërendim. Ka shumë zëra që flasin për një ekip uniteti, dikush tjetër për një koalicion të ri. Unë mendoj se këtu po flitet për arritjen e vetëbesimit para një procesi të tillë, dhe shpresoj që partitë politike të jenë pjesë e një procesi që të diskutojnë edhe nëse nuk e përkrahin dialogun” ka thënë Fitou.

Sipas Fitout, qoftë krijimi i një ekipi të unitetit, i një koalicioni të ri apo edhe i zgjedhjeve të parakohshme do të ishin procese demokratike që nuk duhen kundërshtuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)