Fitou: Franca mbështet zhvillimin e shtetit të Kosovës
Prishtinë, 24 janar - Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, znj. Edita Tahiri, priti ambasadorin e shtetit të Francës, në Kosovë, Jean-François Fitou.
Gjatë këtij takimi u diskutua procesi i integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike si dhe për dialogun teknik i cili po zhvillohet në Bruksel.
Znj. Tahiri foli për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në funksion të integrimeve euroatlantike, dhe përmirësimit të jetës se qytetarëve.
Nga ana tjetër ambasadori i Francës Jean - François Fitou tha se Franca mbështet zhvillimin e shtetit të Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve të plota në struktura euroatlantike.
Poashtu u çmua angazhimi për dialogun teknik, dhe u tha se të dy palët duhet vazhduar dialogun. Znj. Tahiri tha se marrëveshjet duhet zbatuar plotësisht nga ana e Serbisë që nënkupton heqjen e barrikadave dhe ndërhyrjeve të Serbisë në veri të vendit tonë.
Gjithashtu në takim u tha se perspektiva evropiane e Ballkanit perëndimorë është në interes të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon.
Të dy palët u pajtuan për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Francës, dhe u zotuan të vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen.