Fitou: Çështja e Mitrovicës nuk zgjidhet me magji
Prishtinë, 3 nëntor - KFOR-i vepron në Kosovë dhe është i paanshëm në punën e tij, ka thënë ambasadori francez në Kosovë, Jean Francois Fitou.
Misioni i tij, siç ka thënë ai, është që të ruajë qetësinë në Kosovë dhe në pjesën veriore.
Mund të them se KFOR-i me të gjithë faktorët e tjerë deri tash ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Mund të them se ka pasur intervenime në veri dhe ka progres atje, ka thënë Fitou.
Sipas tij, është e kuptueshme se mund të ketë lodhje, por duhet durim, sepse situata në veri të Mitrovicës nuk mund të rregullohet me një magji.