Fitim Selimi kandidat i AAK-së për Kryetar të Komunës së Lipjanit
Prishtinë, 9 shtator - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pas konsultimeve me Degën e AAK-së në Lipjan dhe kandidatin e nominuar më herët nga AAK-ja, Islam Sllamniku, ka anuluar kandidaturën e këtij të fundit dhe ka vendosur si kandidat të saj për kryetar të Komunës së Lipjanit, në zgjedhjet e 3 Nëntorit ta ketë Fitim Selimi.
Fitim Selimi është kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Lypjanit në zgjedhjet e 3 Nëntorit, me dakordimin e të gjitha strukturave të AAK-së në këtë komunë.
AAK vazhdon konsolidimin e mëtejmë drejt fitores në Komunën e Lipjanit dhe në të gjitha komunat tjera në vend.