Fisi akuza të rënda ndaj Latif Gashit: Keni ba krime
Prishtinë, 3 gusht - Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli, ka shkaktuar nervozë në Kuvendin e Kosovës derisa ka folur për krimet e disa njerëzve të SHIK-ut dhe të PDK-së e që sipas tij kanë bërë krime.
Ky fjalim i tij ka shkaktuar reagim nga salla e që si duket ishte ai i Latif Gashit ku Fisi i drejtohet:
Hë Latë, miza mas veshi se bash për ty e pata se për ty thuhet që ke ba krime.
Nëse dikush e ka fëlliqë luftën janë Kadria dhe Hashimi dhe do baraba të SHIK-ut që e kanë fëlliqur me mbishkrimet UÇK mos e prek!.
Ju jeni thirrë në vlerat e luftës sa herë keni ba dallavere e sa herë keni vjedhë. Pikërisht juve që jeni grup i vogël por i rrezikshëm dhe i paskrupullt siu ka ngucë as UNMIK as EULEX as Gjykata speciale.
Ismajli tha se për ta pastruar luftën e UÇK-së nuk duhet Gjykatë Speciale, por sipas tij duhet burg për ata që e fëlliqën prej çlirimit.