17 Janar 2025

FIQ shpreh indinjatë ndaj miratimit të Projektligjit për Amnisti

Prishtinë, 4 korrik - Forumi për Iniciativa Qytetare përmes kësaj deklatare shpreh indinjatë të thellë ndaj  miratimit të Projektligjit për Amnisti i hartuar në bazë të bisedimeve ndërmjet  kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe atij të Republikës së Serbisë.

Forumi për Iniciativa Qytetare gjykon se, mungesa e debateve publike para miratimit të një dokumenti politik të një rëndësie të veçantë, përbën shkelje të të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës, shtrembërim të normave demokratike për të cilat qeveria aktuale shprehet se është tejet e angazhuar.

Çdo përpjekje qeveritare për të mbajtë larg proçeseve vendimmarrëse, shoqërinë civile, qytetarët dhe zërat apolitik të vendit, kompromenton proçesin e hartimit të këtij projektligji, përmbajtja e të cilit cënon bazat e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës.

Në vazhdim, Forumi për Iniciativa Qytetare gjykon, se projektligji për amnisti nuk ndihmon aspak në konsolidimin e shtetit ligjor dhe demokratik, por përkundrazi vendos shenjën e barazimit ndërmjet kriminelëve dhe qytetarëve të tjerë të respektueshëm të vendit tonë si dhe cënon sigurinë e përditshme të qytetarëve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)