FIQ përmbyllë projektin Ambasadorët e rinj
Prishtinë, 30 janar - Forumi për Iniciativa Qytetare ka organizuar evenimentin përmbyllës të projektit Ambasadorët e rinj.
Evenimenti është organizuar me pjesëmarrjen e më shumë se 200 të rinjve nga e tërë Kosova, përfaqësuesve të grupeve joformale dhe vullnetarëve të rinj, si dhe me pjesëmarrjen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe drejtorëve të Drejtorive për Rini nga komuna e Pejës, Englebert Zefaj dhe nga komuna e Mitrovicës, Fidan Ahmeti.
Me këtë rast Drejtoresha e Forumit për Iniciativa Qytetare, FIQ, znj. Dajana Berisha ka përshëndetur ambasadorët e rinj, përfaqësuesit e komunave si dhe donatorin kryesor të projektit, National Endowment for Democracy, që ka vënë në dispozicion fondet e nevojshme për realizimin e këtyre projekteve.
Jetojmë në një kohë kur jemi dëshmitar për përjashtime të mëdha kolektive që po ndodhin jo vetëm ne Kosove dhe FIQ është këtu pikërisht për të ndaluar këto fenomene duke promovuar diversitetin kulturor, etnik, fetar, ka thënë Berisha.
Qëllimi i projektit Ambasadorët e rinj është nxitja dhe fuqizimi i aktivizmit të të rinjve. Projekti është zbatuar në 4 pilot komuna: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut, ku 16 ambasadorët e përzgjedhur kanë identifikuar idetë më të mira të prezantuara nga grupet joformale të të rinjve dhe në bashkëpunim me FIQ i kanë përkrahur këta të rinj deri në jetësimin e ideve në projekte konkrete.
Gjatë simpoziumit janë ekspozuar gjashtë prej projekteve të implementuara në fusha të ndryshme si turizmi, kultura, siguria, energjetika.
Jemi shumë krenar që e kemi realizuar këtë projekt, ndërkaq që mbështetja e ofruar është një shtytje e madhe për ne për të vazhduar me projekte të tilla edhe në të ardhmen, ka thënë Besnik Hoti, ambasador i ri në Mitrovicë, i cili prezantoi projektin Mos rri në këmbë Ulu.
\"Kemi pasur një interesim te madh te te rinjve për tu kyçur ne projekte te ngjashme. Pra mund të shihni se nevojitet vetëm inkurajimi, dëshira dhe përkrahja për të dëgjuar dhe për të inkuadruar të rinjtë, ndërkaq vullneti nuk mungon, ka thënë vullnetari i FIQ, Florent Kastrati.
FIQ planifikon që të zgjerojë platformën Ambasadorët e Rinj edhe në komuna të tjera gjatë vitit 2017, dhe evenimenti ka shërbyer si forum ku të rinjtë kanë pasur mundëso të marrin më shumë informata se si të bëhen pjesë e këtij projekti në të ardhmen.
Në vijim lista e projekteve fituese:
Projektet fituese nga Prishtina janë:
1. Berat Mavriqi - \"Jam2016\"
2. Emira Polloshka - \"Ngrita e Efiqiences në Shkolla Fillore\"
3. Drilon Hyseni - \"Ta ndryshojme Prishtinën tonë\"
4. Liridona Morina - \" Prishtina Live Guide\"
Projektet fituese nga Mitrovica janë:
1. Besnik Hoti Mos rri në këmbë Ulu
2. Enis Berisha Shënjëzimi I zonavë të rrezikshme në lumin Ibër dhe Sitnicë
3. Lindata Hasani Rregullimi I oborrit të shkollës
4. Gazmend Ismajli Parkingu I bicikletave
Projektet fituese nga Peja janë:
1. Ariston Lipa Të ndërtojmë për Kafshët
2. Fisnik Kurhasani Mbjellja e pemëve dekorative