22 Janar 2025

Finlanda do të jetë gjithnjë përkrahës e Kosovës

Prishtinë, 20 janar - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë,  znj. Anne Meskanen.

Gjatë takimit, u diskutua për sundimin e rendit dhe ligjit në vend dhe për projektet e përbashkëta ndërmjet dy vendeve.

Me këtë rast, ministri Hyseni e siguroi znj. Meskanen për angazhimin e MPB-së në përmbushjen e obligimeve të nevojshme për të avancuar edhe më tej  bashkëpunimin në mes të Kosovës me Finlandën.

Ministri Hyseni e falënderoi znj. Meskanen për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda ka dhënë për Kosovën dhe e njoftoi atë me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke u fokusuar në çështjet e sundimit të ligjit dhe sigurisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, znj. Meskanen duke uruar ministrin Hyseni në emërimin e tij në postin e ministrit të Punëve të Brendshme, theksoi se Finlanda do të jetë gjithnjë përkrahës i projekteve të cilat kanë për qëllim ofrimin e sigurisë dhe rendit për të gjitha komunitetet në Republikën e Kosovës.

Në këtë takim, ministri Hyseni mirëpriti qëndrimin e Finlandës për heqjen sa më parë të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai i bëri thirrje Finlandës që të përkrahë Kosovën në këtë plan edhe me kontaktet me vendet tjera të Bashkimit Evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)