15 Janar 2025

Fillon shkatërrimi i materialit zgjedhor të zgjedhjeve të 11 qershorit

Prishtinë, 29 gusht - Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka filluar shkatërrimi i materialit zgjedhor të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që u mbajtën më 11 qershor.

Të pranishëm, në fillim të këtij procesi, ishin: kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi.

Kryetarja e KQZ-së, Daka tha para gazetarëve se shkatërrimi i materialeve zgjedhore është detyrim ligjor për KQZ-në dhe njëherësh kjo është faza e fundit e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Më tej, Daka bëri të ditur se materiali i cili është objekt hetimi i Prokurorisë së Shtetit përjashtohet nga shkatërrimi, ndërsa do të ruhet edhe një pjesë e vogël e materialit i cili do të shërbejë për qëllime trajnimi për proceset e ardhshme zgjedhore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)