Fillon seanca për zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë
Prishtinë, 22 shkurt - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka tumirë sot kërkesën e Grupit Parlamentar të PDK-së të nënshkruar nga 50 deputetë për seancë të jashtëzakonshme parlamentare.
Seanca për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës dhe të Qeverisë së Republikës se Kosovës fillon punimet sot në orën 15:00.
Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e presidentit, kurse pikë e dytë do të jetë zgjedhja e Qeverisë së Republikës se Kosovës.
Për të dy pikat do të ketë debat parlamentar, është vendosur në mbledhjen e Kryesisë, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit.