18 Janar 2025

Fillon puna për hartimin e Strategjisë të Integrimit Evropian

Prishtinë, 15 shtator - Ministria e Integrimit Evropian me mbështetje të organizatës gjermane GIZ, ka filluar punën  për hartimin e  Strategjisë Kombëtare për komunikimin e procesit të Integrimit Evropian.

Në takimin e sotëm me zyrtarë për informim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, po zhvillohet diskutimi i parë për sfidat në kontekst të komunikimit dhe u dhanë rekomandimet e para për përmbajtjen e strategjisë.

Me këtë rast zëvendësministri i Integrimit Evropian z.Ramadan Ilazi, ka thënë se Strategjia Kombëtare për komunikimin e procesit të Integrimit Evropian do të jetë gjithëpërfshirëse.

“Strategjia do të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo vetëm një dokument i Qeverisë sepse integrimi evropian është interes i shtetëror dhe aspiratë e popullit të Kosovës. Prandaj jam i bindur se do të kemi bashkëpunim edhe me akterët joqeveritar në rritjen e informimit dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e integrimit evropian”, ka thënë zëvendësministri Ilazi.

Më tej zëvendësministri Ilazi, shtoi se përmes strategjisë synohet që të menaxhohen më mirë pritjet e qytetarëve për procesin e  integrimit evropian dhe të përmirësohet koordinimi ndërinstitucional për informimin e qytetarëve lidhur me procesin e integrimit evropian sepse kjo do të ndihmoj edhe në ngritjen e besimit në këtë proces.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)