Fillon protesta
Prishtinë, 27 maj - Me mijëra protestues nga e gjithë Kosova janë duke protestuar kundër EULEX-it dhe në mbrojtje të luftës dhe të figurave udhëheqëse të saj.
Protestuesit kanë filluar marshimin e tyre nga Parkingu i Pallatit të Rinisë nëpërmjet Sheshit Nena Terezë drejt Teatrit Kombëtarë, ku drejtues të protestës në emër të protestuesve pritet të mbajnë fjalimet për të shprehur pakënaqësitë rreth arrestimeve të fundit.
Protestuesit po mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe fotografi të Ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ish Komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, komandantit të brigadës 111 Jahir Demaku; Zeqir Demakut, Sahit Jasharit, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi.
Mbishkrimet e pankartave që po mbajnë në duar protestuesit janë Liri për çlirimtarët, Burgosni kriminelët e jo çlirimtarët, ndërkaq shumë prej tyre kanë të veshur edhe bluza me mbishkrime si Unë e vrava Buvllatoviqin, Mos ma gjykoni lirinë etj.