Fillon periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës
Prishtinë, 15 maj - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës ka filluar sot, 15 maj dhe do të përfundojë më 22 maj 2017.
\"Gjatë kësaj periudhe, keni mundësi të aplikoni për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës, përmes tri mundësive: përmes postës; përmes e-mailit dhe përmes fax-it.\"
\"Nëse ju aplikoni për tu regjistruar përmes e-mailit, aplikacionin duhet ta dërgoni vetëm për veten tuaj, përmes llogarisë elektronike personale (e-mail) dhe më së shumti, ju njoftojmë se aplikacioniet mund t\'i dërgoni për rrethin e ngushtë familjarë dhe jo për personat tjerë\", thekson KQZ.