Fillon numërimi i votave me kusht dhe votave përmes postës
Prishtinë, 23 nëntor - Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës, në komunat: Gjakovë, Gjilan, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot.
Ndërsa, rinumërimi sipas vendimeve të PZAP-it do të fillojë pas kompletimit të numërimit të votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës, në komunat e lartpërmendura.