Fillon numërimi i votave me kusht
Prishtinë, 17 qershor - Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) sot fillon numërimi i votave me kusht, atyre që kanë ardhur me postë dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj tha se brenda një ose dy dite do të përfundoj numërimi i këtyre votave.
QNR-ja në bazë të vendimit të KQZ-së ka bërë rinumërimin e 14 vendvotimeve të cilat kanë përfunduar në karantinë gjatë procesit të pranimit të materialit të ndjeshëm për shkak se nuk kanë mundur të procedohen si të rregullta, për shkak të parregullsive me shirita të sigurisë, ndërsa parregullsi tjera kanë qenë kur formularët kanë qenë të zbrazët dhe parregullsi tjera që kanë qenë. Pra QNR-ja nuk ka mundur ti procesoj këto vendvotime dhe me vendim të KQZ-së është bërë rinumërimi i tyre, tha Ahmetaj.
Po, ashtu në këtë mbledhje, Besnik Buzhala nga Divizioni i Shërbimit të votuesve jashtë vendit, paraqiti raportin lidhur me votuesit jashtë vendit.
Gjithsejtë kemi pranuar 19 mijë e 951 pako me fletëvotime që janë vlerësuar dhe proceduar. Nga vlerësimi i këtyre pakove me fletëvotime, ne kemi aprovuar 10 mijë e 648, ndërsa kemi refuzuar 5003, tha Buzhala.
Buzhala tha se arsyet e refuzimit janë se 414 votues kanë dërguar pakon me fletëvotime por që nuk kanë aplikuar gjatë regjistrimit, 137 votues nuk kanë treguar zotësi juridike për tu përfshirë në listën votuese jashtë Kosovës, 1431 votues që kanë tentuar të votojnë me shumë se një herë, 98 votues që kanë dërguar pako, por nuk kanë treguar se kujt i takojnë ato pako dhe 3221 votues kanë aplikuar suksesshëm por në pakon votuese nuk kanë dërguar kopje të dokumentit valid të Kosovës ashtu siç e kërkon rregulla zgjedhore.
/RTK/