02 Shkurt 2025

Fillon nënshkrimi i peticionit kundër marrëveshjes për Asociacionin

Prishtinë, 18 shtator - Partitë opozitare kanë bërë të ditur se që nga sot fillon nënshkrimi i peticionit kundër marrëveshjes së datës 25 gusht 2015 për Asociacionin/Zajednicën e komunave me shumicë serbe. Nënshkrimi i këtij peticioni është i organizuar në të gjitha qytetet e Kosovës.

Organizimi po bëhet nga Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Kryetarët e këtyre tri subjekteve: Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të nënshkruajnë peticionin në orën në ora 11:00, në tendën që është e vendosur afër Ministrisë së Kulturës. Aty do të ketë edhe prononcim për media.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)