16 Janar 2025

Fillon konferenca ndërkombëtare "Modeli i OKB-së Kosova 2016"

Prishtinë, 3 dhjetor - Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime - iCHAT -  organizon konferencën e parë ndërkombëtare “Modeli i Kombeve të Bashkuara në Kosovë 2016”.

Modeli i Kombeve të Bashkuara, gjithashtu i njohur si MUN është një konferencë simulimi  ndërkombëtare, e procesit legjislativ të Kombeve të Bashkuara, e cila synon që të lidhë të rinjtë nga e gjithë Bota për të mësuar në lidhje me funksionimin e brendshëm të OKB-së dhe procedurave të saj legjislative.

Konferenca do të mbledhë bashkë rreth 150 të rinj nga e gjithë Bota në selitë e institucioneve në Kosovë më 2 deri 5 Dhjetorë 2016, për të diskutuar, rekomanduar, dhe për të nxjerrë tri draft rezoluta me këto tri tema: “Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në OKB”,  “Të transformojmë botën tonë” dhe “Gratë, paqja dhe siguria”. Vetë të rinjtë nga vende të ndryshme të botës do të lobojnë nga Kosova, për Kosovën.

Të rinjtë nga vende të ndryshme të botës aterojnë në Prishtinë për të diskutuar rrugëtimin e Kosovës në anëtarësimin e saj në OKB, për të dhënë kontributin e tyre në simulimin e modelit të Kombeve të Bashkuara Kosova 2016.

Pra të rinjtë nga vendi, rajoni dhe bota përmes simulimit të “ Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara” që do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pritet të marrin vendim për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në OKB, pasi që një ndër pikat kryesore e rendit të  ditës që do të debatohet në këtë konferencë ndërkombëtare është kjo çështje. Të rinjtë do të lobojnë nga Kosova për Kosovën.

Modeli i Kombeve të Bashkuara (MOKB) është simulim i punës së organeve më të larta të OKB-së siç janë: Këshilli i Sigurimit, Asambleja e Përgjithshme dhe komitetet e saj. Studentët pjesëmarrës nga vendi, rajoni dhe bota, në këtë Konferencë do të  luajnë rolin e delegatëve të shteteve të OKB-së dhe të përjetojnë se si përgatitën ata, si mbahen takimet protokolare dhe me çfarë intensiteti të punës performohet.

Kjo Konforencë për simulimin e Organizatës së Kombeve të Bashkauara është organizuar nga Instisuti Cilësor për Hulmutime Analiza dhe Trajnime iCHAT me mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës,  Operatorit Publik Vala SH.A.

Rreth 150 pjesëmarrës nga vendi, rajoni dhe bota, do të jenë pjesë e këtij projekti, i cili është i pari i këtij lloji që realizohet në  Republikën e Kosovës.

Këta pjesëmarrës përgjatë kësaj konferece përveq tjerash do të mesojnë edhe më shumë mbi Kosovën, kulturën, traditën dhe institucionet e saj, poashtu këta student do t’i ngrisin njohuritë e tyre në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, duke debatuar mbi çështjet më të rëndësishme aktuale botërore.

Kjo konferencë është një simulim akademik në të cilën studentët mund të mësojnë në lidhje me diplomacinë, marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe Kombet e Bashkuara.  

iCHAT nëpërmjet kësaj konference ka mbledhë në Kosovë rreth 150 pjesëmarrës të rinjë nga vende të ndryshme të botës në Kosovë, për të diskutuar, rekomanduar, dhe për të nxjerrë tri draft rezoluta me këto tri tema: “Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në OKB”,  “Të transformojmë botën tonë” dhe “Gratë, paqja dhe siguria”.

Kjo arrihet duke ndjekur saktësisht të njëjtat procedura që ndjekin përfaqësuesit e shtetve anëtare në OKB .

Interesimi është mjaft i madh, dhe aplikimet që kanë arritur deri tash janë nga Kosova, rajoni e Evropa po ashtu  edhe nga Turqia, India, Anglia, Afganistani, Afrika etj.

Kjo përvojë do të iu mundësoj të rinjëve kosovar të mësojnë se si funksionon Organizata e Kombeve të Bashkuara, si merren vendimet dhe si bëhen ndryshimet.
MUN Kosova 2016 do të mbahet në Prishtinë më datën 2-5 Dhjetor 2016.

Sot do të bëhet hapja zyrtare e Konferencës, në Ministrinë e Administratës Publike, në sallën Amfiteatri , si dhe nesër në Parlamentin e Republikës së Kosovës, janë të ftuar zyrtarë të institucioneve vendore dhe përfaqësues të ambasadave dhe misioneve të huaja në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)